Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Ashtu si edhe në takimin me ambasadorin gjerman, edhe kësaj radhe Osmani ka përsëritur se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar.
Në bisedë u theksua partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus të veçantë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme britanike ndaj Kosovës dhe nënvizoi nevojën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.