20.1 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Osmani takon Damkën në përpjekje për zhbllokimin e Kuvendit

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar serinë e takimeve konsultative me kryetarët e partive politike, duke pritur sot në takim edhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka.

Takimet po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Qëllimi kryesor i këtyre konsultimeve është krijimi i hapësirës për dialog politik mes subjekteve parlamentare dhe arritja e një zgjidhjeje të dakorduar për konstituimin funksional të institucioneve.

Presidentja Osmani nisi këtë raund të ri konsultimesh pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili solli më shumë qartësi mbi rrjedhën e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me shpresën që brenda afatit ligjor të arrihet pajtueshmëri dhe të mbarësohet procesi i konstituimit të legjislaturës së nëntë.

Të ngjashme

Të fundit