9.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Osmani takon Baroneshen Ashton dhe ish-diplomatin amerikan Reeker

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Baroneshën Cathrine Ashton dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker.

Presidentja Osmani, sot mori pjesë në drekën e punës, me Ashton dhe me Reeker.

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-ve Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, ambasadori i Francës Olivier Guérot, ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grøndahl, zëvendësshefja e zyrës së BE-së, Eva Palatova, si dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad.

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për përfundimin me sukses të tij si kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit