3.6 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Osmani takon Anu Prattipati, diskutuan për hapat drejt formimit të qeverisë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.

Në këtë takim palët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe hapat përpara drejt formimit të qeverisë.

Gjithashtu, biseda u fokusua në angazhimet konkrete pas vizitave të fundit në Kosovë, përfshirë ato të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, vizitat e përfaqësuesve ushtarak të SHBA-ve, si dhe vizitën e Presidentit të Letonisë, që u zhvilllua gjatë ditës së sotme.

“Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij. Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati u ndalën veçanërisht te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Sipas Presidencës, takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit