Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Bruksel dje është takuar edhe me ambasadorin e Turqisë në NATO, Zeki Levent Gumrukcu.
Osmani ka thënë se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Turqisë për të ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Në Bruksel, u takova edhe me 🇹🇷 Përfaqësuesin e Përhershëm në NATO, Amb. Zeki Levent Gümrükçü. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e fuqishme të Turqisë për të ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në NATO. Diskutuam paqen dhe stabilitetin rajonal dhe përpjekjet për të ruajtur arritjet tona të përbashkëta”, tha ajo.