Home Lajme Osmani takon ambasadorin gjerman, diskutohet për angazhimin e institucioneve për deeskalimin e situatës

Osmani takon ambasadorin gjerman, diskutohet për angazhimin e institucioneve për deeskalimin e situatës

0
Osmani takon ambasadorin gjerman, diskutohet për angazhimin e institucioneve për deeskalimin e situatës

Presidentja Vjosa Osmani priti sot ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, për të diskutuar situatën e sigurisë në vend. Siç njftoi Presidenca, diskutimi u përqendrua veçanërisht në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për të zbutur tensionet.

Presidentja Osmani shprehu vullnetin e Kosovës për të zbutur situatën dhe theksoi se vendi është i gatshën të mbajë zgjedhjet në veri. Ajo shprehu bindjen se sfidat aktuale do të tejkalohen me ndihmën e partnerëve të vendit.

Gjithashtu, në takimin e tyre, Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan përgatitjet për samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani.

Exit mobile version