29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Osmani takon ambasadorin britanik, diskutojnë për zhvillimet e fundit politike

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Osmani dhe Hargreaves theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët, si mbrojtja, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik.

E para e shtetit në takim theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si garanci për paqen dhe stabilitetin në vend dhe në rajon, transmeton Klankosova.tv.

Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e institucioneve demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një partner strategjik.

Të ngjashme

Të fundit