10.2 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Osmani takoi Presidentin e Turqisë: Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë

- Advertisement -

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses.

Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët.

Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë.

Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen.

Të ngjashme

Të fundit