Osmani takoi Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në New York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.
Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë.