Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Me Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Potenciali i bashkëpunimit midis dy vendeve tona është i madh e në dobi të popujve tanë paqedashës, prandaj shpresojmë që ky bashkëpunim do të rritet e thellohet në të ardhmen e afërt.






