Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo në Samitin Botëror të Qeverisjes.
Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Tanzanisë.






