Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon.