Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Helsinki, është takuar edhe me Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoj edhe Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen – një mike e çmuar e Kosovës.
E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe ritheksova përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit tonë ndërshtetëror.