12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Osmani takoi kryeministrin belg: Diskutuan rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

- Advertisement -

Presidentja Osmani takoi Kryeministrin belg Alexander de Croo: Diskutuan rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Kryeministrin belg Alexander de Croo.

Presidentja Osmani  e ka falënderuar Kryeministrin Alexander de Croo për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.

  • “Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, ka thënë Presidentja Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit