0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Osmani takoi kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed

- Advertisement -


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York ka takuar kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed, njofton Presidenca.

Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë vlerësuar miqësore, teksa Presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Në përpjekjen e Kosovës për konsolidimin e pozitës ndërkombëtare, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e sheh Bangladeshin një aleat, ndaj kërkoi ndihmën e këtij shteti për njohje nga vendet fqinje të tij.

Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Bangladeshit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova do të bëj përpjekje për rritjen e shkëmbimit tregtar me këtë shtet.

Në takim me znj. Sheikh Hasina u diskutua edhe për një sërë marrëveshjes, të cilat pritet të nënshkruhen ndërmjet dy shteteve, në mesin e të cilave edhe ajo për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit