Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Kongresistin republikan Ronny Jackson.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Gjatë takimit me Kongresistin republikan Ronny Jackson, zhvilluam një bisedë shumë konstruktive mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Komunikimi dhe shkëmbimi i rregullt janë të domosdoshme për të forcuar këtë partneritet. Në këtë kontekst, diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, nga siguria deri te zhvillimi ekonomik.