Home Lajme Osmani takoi Kongresistin Gary Palmer

Osmani takoi Kongresistin Gary Palmer

0
Osmani takoi Kongresistin Gary Palmer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Kongresistin Gary Palmer.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Zhvillimi ekonomik, stabiliteti dhe siguria e qëndrueshme, janë jo vetëm në dobi të Kosovës, por edhe të vet SHBA-ve, si aleati ynë  kryesor që  na ka përkrahur në  ndërtimin e themeleve të  forta të  shtetit tonë .

Me Kongresistin Gary Palmer diskutuam për sfidat e sigurisë në vendin tonë dhe përtej. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë  kyç për veprim të duhur në kohë të duhur.

Kosova dhe SHBA-të kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të  rinj të  bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesore në rrugëtimin përpara.

Exit mobile version