-5.7 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

Osmani takoi Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, Gjeneralin Christopher Cavoli

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, Gjeneralin Christopher Cavoli.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pata një takim të frytshëm me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.

Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit