0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Osmani takoi delegatin apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, monsinjor Jean Marie Speich

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e priti sot në takim nuncin apostolik të Selisë së Shenjtë në Lubjanë, njëherësh delegat apostolik për Kosovën, monsinjor Jean Marie Speich.

Në takim u diskutuan mbi raportet e Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë. Presidentja Osmani e falënderoi z. Speich për kujdesin që Vatikani ka treguar në vazhdimësi ndaj popullit të Kosovës.

Më tej, Presidentja Osmani shprehu bindjen se raportet me Vatikanin mund të thellohen edhe më tej dhe gatishmërinë e institucioneve të vendit që të punojnë ngushtë me Selinë e Shenjtë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Në anën tjetër, monsinjor Jean Marie Speich e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Selisë së Shenjtë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e mëtejmë të tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit