Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjendet në Pragë të Republikës Çeke, ku po merr pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024.
Osmani është në mesin e liderëve global, të cilët u mblodhën në Pragë me qëllim të diskutimit të sfidave të ndryshme gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit në tejkalimin e tyre.
Osmani përmes një postimit në “X” bënë të ditur se përgjatë ditës u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin danez, Mette Frederiksen, dhe shumë liderë të tjerë.
“Përpara diskutimeve dhe takimeve të nesërme në #GLOBSEC2024 , pata kënaqësinë të angazhohesha me shumë miq të Republikës sonë dhe liderë të tjerë nga i gjithë kontinenti në Kështjellën e bukur të Pragës për Ceremoninë e Çmimit GLOBSEC të këtij viti. Urime për presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, dhe kryeministrin danez, Mette Frederiksen për njohjen e tyre të merituar!”, ka shkruar Osmani.