Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Amerikë, është takuar me senatorin republican, Ted Cruz.
Këtë e ka bërë të ditur në rrjete sociale.
Postimi i plotë në Facebook:
Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz.
Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët.