Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde.
Sipas njoftimit të presidencës, Osmani me ambasadorin Rohde, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.
“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës”, thekson njoftimi.