15.2 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Osmani takohet me presidentin e Kenias: Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar presidentin e Kenias, William Ruto.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës”, tha Osmani.

Osmani tha se me Ruton, ka diskutuar hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, Presidentin @WilliamsRuto, dhe të diskutoj hapat e ardhshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke i afruar edhe më shumë popujt e Kosovës dhe Kenias”, theksoi ajo.

Së fundmi, shefja e shtetit mori pjesë në varrimin e Papa Françeskut, që u zhvillua dje në Romë.

Kenia e ka njohur Kosovën, si shtet të Pavarur më 26 mars të këtij viti.

Të ngjashme

Të fundit