Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer, transmeton Scanner.
Osmani në Twitter ka shkruar se Joschka Fischer është një mik i madh i Kosovës.
“Një bisedë e mirë me Joschka Fischer, një mik i madh i Kosovës dhe njerëzve të saj. Ashtu si në vitin ’99, kur si ministër i Jashtëm Gjermanisë, ai luajti një rol vendimtar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur luftën në Kosovë.
Osmani tutje ka thënë se ai mbetet një avokat i fortë për të drejtat e njeriut.
A good conversation with Joschka Fischer, a great friend of 🇽🇰 & its people.
Just like in ‘99, when as 🇩🇪FM he played a crucial role in NATO’s intervention to stop the war in🇽🇰, he remains a strong advocate for human rights & democracies standing united against autocracies. pic.twitter.com/qhtJVjEdJo
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 17, 2023