24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Osmani takohet me ish-sekretarin Kerry, e informon për sigurinë në Kosovë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se me ish-sekretarin Kerry kanë folur për çështjen e sigurisë në veri të vendit dhe për rëndësinë që ka udhëheqja e SHBA-së në këtë drejtim.

“Në Konferencën për Ndryshimet Klimatike takova Sekretarin John Kerry dhe e informova atë për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. E lavdërova për lidershipin e tij në çështjet e klimës dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta.” – ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit