Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein.
Gjatë takimit, bëhet e ditur se u diskutua mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për z. Klein, duke e falënderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën”.
“Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe vullneti i përbashkët për avancimin e prioriteteve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e presidencës.