0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Osmani takohet me Clarkun: E ardhmja e Kosovës është në synimin për integrimin euroatlantik

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandat suprem i NATO-s për Evropë, i cili udhëhoqi ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila luajti një rol të rëndësishëm për lirinë e Kosovës.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar presidentja.

Madje, në këtë takim presidentja theksoi progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për ta forcuar pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Sipas Osmanit, e ardhmja e Kosovës është e qartë në synimin për integrimin euroatlantik dhe partneritet të qëndrueshëm me ShBA-në.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit