Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ambasadoren e ShBA-së në OKB, Dorothy Shea.
Gjatë takimit, ajo ka thënë se është diskutuar për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës e ShBA-së.
“Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Ndër të tjera, dje në New York, në takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve” – ka shkruar Osmani.
Ndërkohë, misioni SHBA-së në Kombet e Bashkuara ka vlerësuar se ShBA-ja e konsideron Kosovën si partner të ngushtë dhe strategjik.
Ambasadorja amerikane ka vlerësuar se tani është koha për mbylljen e misionit të UNMIK-ut.
“Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kosovën si një partner të ngushtë strategjik dhe janë të përkushtuara fuqimisht për njohjen e saj të plotë brenda Kombeve të Bashkuara. Koha për të mbyllur misionin e misionit të OKB-së është tani” – është thënë në njoftim e misionit të ShBA-së në OKB pas takimit me presidenten Osmani.