Analisti Gezim Kasapolli ka komentuar përfshirjen e Presidentës, Vjosa Osmanit në diskutimet për formimin e institucioneve. Sipas tij, kjo përfshirje lidhet drejtpërdrejt me ambicien e saj për një mandat të dytë presidencial dhe përpjekjen për të krijuar rrethana të favorshme për veten në muajt në vijim.
“Përfshirja e Osmanit është pikërisht për shkak të kalkulimit të saj se çfarë do të ndodhë pas 6 ose 8 muajsh, kur të vijë çështja e zgjedhjes së Presidentit. Osmani po tenton ta shfrytëzojë këtë boshllëk, që ajo pretendon se mund të fitojë – prej 30 deri në 60 ditë – me qëllim që ta bindë Kurtin për përfshirjen e një subjekti më të madh, si LDK-ja. Kjo përfshirje do të jetë përgjegjësi e saj, nëse aspiron edhe një mandat tjetër. Njëjtë siç ka bërë me Limajn për me i siguru dy vota për mandat qeverisëse, Osmani do të përpiqet t’ia sigurojë 20 vota për mandatin presidencial,” tha Kasapolli.