11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Osmani: Synimi i Serbisë është marrja e territorit të Kosovës

- Advertisement -
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se synimi i Serbisë është që të marr territor nga Kosova.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka theksuar se sa më i largët që bëhet ky synim i Serbisë, aq më të dhunshme janë metodat e saj.

“Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar përderisa Serbia udhëhiqet nga njerëz që akoma vazhdojnë ta kenë mentalitetin e viteve të 90-ta, është një lloj vazhdimësie e mentalitetit të Millosheviqit për fat të keq”.

“Vuçiq, Vulin, Daçiq dhe shumë bashkëpunëtorë të tyre të cilët edhe kanë punuar me Millosheviqin e fatkeqësisht kurrë nuk e kanë krijuar një lloj ndarje nga ajo e kaluar e hidhur e shtetit të tyre dhe në një far mënyre po e mbajnë të tërë rajonin nën tension”.

“Në anën tjetër, përtej çështjes së mentalitetit, duhet ta themi shumë qartë sepse e dimë që të gjithë, Serbia ka pretendime të qarta territoriale në raport me Kosovës, ata dëshirojnë të gllabërojnë tokë Kosove dhe sa më larg e shohin këtë synim, aq më të dhunshëm bëhen”.

Sipas saj, presidenti i Serbisë është duke e vërejtur se as në dialog në Bruksel dhe as nëpërmjet strategjive të mbrapshta nuk po arrin të marr territor Kosove.

“Kjo është krejt esenca e asaj që po ngjan këto ditë, Vuçiqi është duke e parë as në dialog në Bruksel e as nëpërmjet strategjive të tij të mbrapshta nuk mund të arrijë që të marr territor Kosove”.

“Ky është synimi i vazhdueshëm i Serbisë dhe kur po e sheh që po largohet një synim i tillë, atëherë po zgjedh mjete shumë më të dhunshme sesa që ka zgjedhur në të kaluarën”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit