-5.2 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Osmani sot viziton disa institucione: Në mbrëmje do të mblidhemi e gjithë familja

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar për planin e saj për ditën e fundit të vitit. Ajo tha se sot bën vizita nëpër institucionet e shëndetësisë dhe ato të sigurisë, ndërsa në mbrëmbje do të mblidhet me familjen e saj për të festuar.

Në fundvit, data 31 dhjetor është kombinim i vizitave të institucioneve që janë kujdestare që merren me shëndetin tonë edhe me sigurinë tonë. Sepse shumë prej këtyre heronjve të përditshëm, përderisa ne e festojmë ndërrimin e mot-moteve me familje, ata janë në detyrë, janë në punë. Kështu që detyra ime është që të dal gjatë ditës, dhe t’i falënderoj për këtë punë që e bëjnë”, tha Osmani për RTV Dukagjinin.

“Për natën e 31 dhjetorit, do të jemi e gjithë familja bashkë, bashkëshorti, vajzat,  prindërit, motrat, axha, fëmijët e tyre, e kemi një grumbullim më të madh të familjes”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit