Sot (e shtunë) në orën 16:00, presidentja Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu.
Kjo është bërë me dije në një njoftim për media nga Zyra e Presidentes.
Ceremonia do të mbahet në kabinetin e Vjosa Osmanit.
Kryeparlamentarja Haxhiu do të ushtrojë funksionin e presidentes derisa Kuvendi të zgjedhë një president të ri, një detyrë që mund ta mbajë për maksimumi 6 muaj.






