9.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Osmani sot fillon vizitën zyrtare dyditore në Shqipëri, kjo është agjenda

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot (e hënë) dhe nesër (e martë) do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri.

E para e shtetit të Kosovës në Tiranë do të pritet nga homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, shefja e shtetit të Kosovës do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Kjo është vizita e parë e presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj mori detyrën.

Më poshtë mund ta gjeni edhe agjendën e vizitës së Osmanit në Shqipëri:

4 shtator

Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ora 10.15-10.40 – Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 10.40-11.30 – Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Bajram Begaj dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës;

Ora 11.40-12.05 – Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje

(Shënim: Deklaratat e dy Presidentëve – nga dy pyetje nga gazetaret për secilin President)

Ora 12.30-12.45 – Takimi tête-à-tête midis Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 12.45-13.00 – Takim midis dy delegacioneve te kryesuara nga Sh.T.Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës

Ora 14:35-15:20 – Takim midis Kryetares së Kuvendit, SH.S.Znj. Lindita Nikolla dhe Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu

5 shtator

Ora 09:00 – 09.20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave

Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin nga një deklaratë

Vendi: Presidenca e Shqipërisë

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkise, z. Andi Seferi dhe Komandantit te Gardes se Republikes, z. Gramos Sako

Nisja për në BERAT

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës SH.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo

Vendi: Bashkia e Beratit

11.30-11.45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’). Ky është një titull shumë i lartë ekskluziv,i cili i jepet personaliteteve të shquara që vizitojnë qytetin dhe që kontribuojnë me veprimtarinë e tyre në dobi të qytetit.

NISJA PËR NE DURRËS

Ora 16.50-17.15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, zj. Emiriana Sako

Vendi: Bashkia Durrës

Ora 17.30 – Vizitë në pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit

Të ngjashme

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Moti më i ftohtë sjell me vete disa fruta të shijshme, dhe të shëndetshme për t’i shijuar gjatë gjithë vjeshtës. Shumë fruta arrijnë kulmin e sezonit gjatë muajve të vjeshtës, ku disa prej tyre mund ti gjeni më poshtë. Fiku Sigurisht, ne e duam një sallatë me djathë fiku dhe dhie, por këto mrekulli të vogla janë gjithashtu të mbushura me vitamina A, C dhe kalium, vetëm për të përmendur disa. Ato janë gjithashtu të shkëlqyera për shëndetin e tretjes! Dardha Një dardhë siguron 12% të dozës suaj ditore të vitaminës C së bashku me një mori vitaminash dhe lëndësh ushqyese të tjera thelbësore. Gjithashtu, disa studime sugjerojnë se dardha mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ndërsa ka shumë varietete të ndryshme dardhash, dardhat aziatike janë të shkëlqyera në vjeshtë, vetëm sigurohuni që të kërkoni ato që janë të forta dhe të pastruara. Mollët Mollët janë një frut i përzemërt i mbushur me fibra dhe vitaminë C, dhe sugjerohet se mund të ndihmojnë edhe në shëndetin neurologjik. Kumkuat Një frut paksa më pak i zakonshëm i vjeshtës, kumkuat janë të shijshëm, të thartë dhe padyshim argëtues për t’u ngrënë. Për sa i përket shëndetit, kumquat-et dihet se ndihmojnë në përmirësimin e shikimit dhe, me një sasi të konsiderueshme kalciumi, ndihmojnë në mbrojtjen e kockave tuaja. Nëse ato janë të forta në prekje, hidhini në një sallatë ose konsumojini si një meze të lehtë. Boronica e kuqe Janë një frut jashtëzakonisht i gjithanshëm. Ju mund të hidhni boronicat e thata në një sallatë, tërshërën tuaj të mëngjesit, ose, nëse keni lëng, një koktej për pak ëmbëlsi. Ato janë gjithashtu plot me fibra dhe vitaminë C, dhe disa studime sugjerojnë se boronicat mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit të tumoreve. Rrushi Rrushi ka tendencë të jetë më i lartë në sheqer natyral se shumica e frutave – ata janë si karamele e botës së prodhimit. Të shijshme dhe të gjithanshme, ato mund të përdoren në shumë pjata vjeshte. Rrushi gjithashtu mund të mbrojë zemrën tuaj me sasinë e lartë të fibrave dhe kaliumit. Rrushi i kuq në veçanti ka më shumë antioksidantë gjithashtu. Shegët Farat e shegës mund të jenë dhimbje, por ia vlen. Me përzierjen e tyre të fuqishme të antioksidantëve ,të cilët disa studime pretendojnë se janë të dobishëm në luftimin e kancerit, Alzheimerit dhe artritit,farat e shegës janë quajtur një superushqim.
111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit