Ditë më parë në Podujevë u inaugurua shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku morën pjesë krerët e shtetit.
E çfarë ra në sy ishte presidentja Vjosa Osmani, që nuk ia dha dorën ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, për t’a përshëndetur.
E Gërvalla në DPT te Fidani, tha se presidentja nuk kishte kurrfarë arsye që të mos ia jepte dorën, por kjo ndodhi pasi rreshti i njerëzve ishte i gjatë.
“Të them të drejtën unë e kuptoj që mediat gjejnë gjithkund qimen në ve, mirëpo rreshti ishte i gjatë dhe aspak nuk besoj që presidentja të ketë as arsyen më të vogël të mos i jap dorën dy prej bashkëpunëtorëve të saj më të afërt”, u shpreh ministrja