Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se shumë shpejt do ta bëjë publike datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka konfirmuar se ka pranuar shkresën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe ndarjen e mandateve për secilën parti.
“Gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin, nuk mund të jap një datë të saktë, por shumë shpejt do ta kemi edhe datën”, ka theksuar Osmani.
Gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin, nuk mund të jap një datë të saktë, por shumë shpejt do ta kemi edhe datën”, ka theksuar Osmani.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30% të votave, e ndjekur nga PDK me 20.95%, LDK me 18.27% dhe AAK me 7.06%.