Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përshëndetur me presidentin amerikan, Donald Trump në fillim të ceremonisë mortore të Papa Fraçeskut në bazilikën e “Shën Pjetrit”.
Osmani është parë duke shtrënguar duart me presidentin amerikan.

Ndërkohë, nga Kosova, në këto ceremoni po qëndron edhe kryeministri në largim, Albin Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Për t’i dhënë lamtumiren e fundit Papa Françeskut në shesh janë mbledhur mijëra pelegrinë, besimtarë dhe figura të njohura nga mbarë bota janë mbledhur.
Tashmë ka nisur ceremonia mortore e Papës, i cili vdiq të hënën në moshën 88 vjeçare