21.5 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Osmani shpreh ngushëllime për ish kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshin

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit.

Osmani ka thënë se Bukoshi do të kujtohet përherë për kontributin e tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë.

Njoftimi:

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen Bukoshi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Dr. Bujar Bukoshit

E nderuara familje Bukoshi,

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq.

Dr. Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, do të kujtohet përherë për kontributin e tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë.

Kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë.

Për dekada me radhë, ai i shërbeu vendit me dinjitet, dije dhe vendosmëri.

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për Dr.Bujar Bukoshin!

Të ngjashme

Të fundit