1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Osmani shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së tre anëtarëve të familjeve Pacolli e Visoka

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për tre viktimat e aksidentit tragjik në lumin Lepenc.

Reagimi i Osmanit vjen pas nxjerrjes nga lumi të tre trupave të pajetë. Kështu ajo ka ngushëlluar familjen Pacolli dhe Visoka.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjeve tuaja.  Në këto çaste të rënda për familjet tuaja, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë për përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për ta!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të presidentes.

Presidentja Osmani i ka uruar shërim të shpejtë, Shkëlqimit, personi i cili mbijetoi nga ky aksident.

Osmani ka  falënderuar ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe ekipin e kërkim-shpëtimit nga Maqedonia e Veriut  për angazhimin e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit