27.1 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Osmani shkruan për tryezën në kuadër të Samitit të Komunitetit Evropian që e bashkëkryesoi me Plenkoviq

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kanë bashkëkryesuar tryezën e liderëve me temën ‘‘Një Evropë e hapur me kufij të sigurt’’, gjatë samitit të djeshëm në Tiranë, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se Kosova dhe Kroacia i kanë prirë këtij diskutimi dje, që kanë qenë i nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjeve.

‘‘Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve.

Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën “Një Evropë e hapur me kufij të sigurt”.

Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata’’, ka shkruar ajo. /GazetaExpress

 

 

Të ngjashme

Të fundit