14.5 C
New York
Tuesday, March 25, 2025

Buy now

Osmani shkon në Gllogjan për Epopenë e Dukagjinit: Në themelet e Kosovës qëndron sakrifica e familjes Haradinaj

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar sot në Gllogjan për të nderuar Epopenë e Dukagjinit.

Atje, ajo u prit nga Ramush Haradinaj.

Epopeja e Dukagjinit, flakadan i lirisë! Në këtë përvjetor të lavdishëm, ishim në Gllogjan që të kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Dukagjinit, një nga momentet më të ndritura të luftës sonë për liri. Në themelet e Kosovës së pavarur qëndron sakrifica e heronjve të UÇK-së, e familjes Haradinaj dhe e të gjithë atyre që u ngritën kundër padrejtësisë, e për lirinë dhe shtetin tonë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

“Me nderimin më të madh përkulemi para dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, që dhanë jetën në këtë datë, për të mos vdekur kurrë. Ata u bënë simbol i rezistencës, guximit dhe besimit në lirinë e Kosovës”, shtoi ajo.

Në Kosovën e pavarur dhe sovrane, Osmani tha se “amaneti i heronjve na obligon ta ndërtojmë një shtet të fortë, dinjitoz, të përparuar e me aleanca të fuqishme”.

“Liria është trashëgimia e tyre, e përgjegjësia jonë! Lavdi dëshmorëve të kombit! Nderim i përhershëm UÇK-së!”.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit