13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Osmani s’e dekreton kryeprokurorin e ri: Është absurde të dekretohet një proces që po kalon në gjykata

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cilëson si absurd dekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit.

Kjo për faktin se, sipas saj, procesi po kontestohet në gjykatat e Kosovës.

“Këshilli Prokurorial është i njoftuar edhe në takimin e fundit, por edhe me shkrim. Është absurde të pritet që të dekretohet një proces, i cili është duke u kontestuar në gjykatat e Kosovës”.

“Kjo nuk ndodh në një vend ku sundon ligji e unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe kushtetutën”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Blerim Isufaj ishte personi me më së shumti pikë në listë për t’u bërë kryeprokuror, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme ankesën e prokurorëve Shqipdon Fazliu e Armend Hamiti.

Kushtetuesja konstatoi se dy prokurorët që janë ankuar, nuk i kanë shterur mundësitë ligjore përpara se rastin ta çojnë në kushtetuese, duke i shpallur kështu kërkesat e tyre të papranueshme mbi baza procedurale.

Aktualisht, Blerim Isufaj është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit