3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Osmani: Rruga e Kosovës është e qartë dhe kam besim sa do ta kemi mbështetjen e plotë të ShBA-së

- Advertisement -

residentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në përmbyllje të një vizite në rajon.

Në një deklarim të përbashkët për disa medie, pas takimit, presidentja Osmani tha se dhe kjo vizitë dërgon mesazh dhe tregon përkushtimin e ShBA-së për rajonin tonë.

“Si aleati ynë më i madh e i zëshëm, ShBA-ja luan rol në rajonin tonë, në Kosovë, dhe e mirëpresim këtë angazhim. Rendi i siguria është nën kërcënim. Informova mysafirët nga senati për rolin që Serbia dëshiron ta luajë në rajonin tonë. Ne bashkërisht do t’i ndalojmë këto ndikime malinje, sepse është vullnet i popullit të Kosovës”.

“Kur punojmë së bashku me ShBA mund të arrijmë gjithçka. Jemi me fat që vazhdojmë të kemi mbështetjen e secilës administratë amerikane. Përkushtimi ynë është kyç për të nderuar mbështetjen nga ShBA-ja. Fola për synimin tonë hapat drejt integrimit euroatlantik. Rruga e Kosovës është e qartë dhe kam besim së  do të kemi mbështetjen e plotë të ShBA”, tha Osmani, raporton EO.

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen tha se është e rëndësishme ta tregojnë mbështetjen e tyre që kanë për Kosovën, tutje ajo tha se mirëpresin aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATOS.

“Më vjen mirë që jam kthyer këtu me miqtë tanë. Kam delegacion dy partiak. Ne shërbejmë në komisione që janë të rëndësishme për Kosovën dhe politikë të jashtme. Është e rëndësishme të tregojmë mbështetjen tonë në Kosovë. Sot vizituam kampin Bonstill dhe çmojmë përkushtimin e Kosovës. Vlerësojmë historinë dhe përkujtimin tuaj për sekretaren e Olbright. Edhe në SHBA do të na mungojë ajo. Këtu jemi si pjesë e miqësisë që kanë ShBA dhe Kosova. Mirëpresim aspirata e Kosovës për të qenë pjesë e NATO. Ne jemi pjesë e grupit punues për NATO. Gjithashtu dëshiroj të shpreh përkrahjen për të lëvizur drejt BE. I ndajmë shqetësimet tuaja për rajon. Mirëpresim mundësinë për të bashkëpunuar më tej. Mirëpresim mundësinë për të vazhduar marrëdhëniet tona të punës”, raporton EO.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit