32.8 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Osmani reagon për krizën humanitare në Gaza: Vuajtjet e fëmijëve të pafajshëm duhet të marrin fund

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për katastrofën humanitare në Gazë.

Në qendër të reagimit të Osmanit, janë vuajtjet e fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm.

Ajo tha se “Fëmijët nuk fillojnë kurrë luftëra! Por ata janë ata që vuajnë më shumë dhe mbajnë pasojat më të mëdha të çdo konflikti”.

“Katastrofa humanitare në Gaza dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm, veçanërisht fëmijëve, është zemërthyes dhe duhet të marrë fund. Çdo fëmijë, çdo familje, pavarësisht kombësisë apo fesë, është e çmuar dhe duhet të mbrohet”, deklaroi Osmani transmeton Klankosova.tv.

E para e shtetit të Kosovës theksoi se mbështesin plotësisht përpjekjet për armëpushim të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti, duke përfshirë përpjekjet për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.

“Ndërkohë, sigurimi i aksesit në ushqim, ujë dhe ilaçe për më të prekshmit duhet të mbetet një përparësi kryesore për të lehtësuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta midis të pafajshmëve”, theksoi Osmani.

Ndër të tjera, presidentja shtoi se Kosova vazhdon të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë arritjen e një të ardhmeje të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore, ku si izraelitët ashtu edhe palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe respekt të ndërsjellë, me një angazhim të përbashkët për mbrojtjen e jetës njerëzore.

“Derisa të realizohet kjo e ardhme, duhet të bëhet çdo përpjekje për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve të pafajshme dhe për të lehtësuar vuajtjet e të gjithë njerëzve”.

Të ngjashme

Të fundit