25.5 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Osmani reagon pas zgjedhjes së Bashës në krye të Kuvendit

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit.

Ajo u ka uruar punë të mbarë Bashës dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.

“Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në reagim

Të ngjashme

Të fundit