Osmani reagon pas heqjes së masave: Ishin të padrejta, ndikuan negativisht në jetën e popullit të Kosovës

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur heqjen e masave ndaj Kosovës.

Në një reagim në X, ajo ka falënderuar Komisionin Evropian dhe partnerët e shteteve anëtare.

“Falënderoj Komisionin dhe të gjithë partnerët tanë nga shtetet anëtare për mbështetjen e tyre në mbylljen e kësaj çështjeje, e cila rezultoi në heqjen e masave të padrejta që ndikuan negativisht në jetën e popullit të Kosovës”.

“Kosova mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar ngushtë me BE-në dhe për të ecur përpara në rrugën tonë drejt statusit të kandidatit të BE-së”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

Të fundit