Presidenteja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dënuar fuqishëm dhe quajtur të papranueshme atetantin ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili mbeti i plagosur dje gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani.
“Qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Trump, familjen e tij, dhe të gjithë amerikanët e afektuar nga të shtënat në tubimin në Pensilvani. Çfarëdo dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë fuqishëm”, ka shkruar Vjosa Osmani në “X”.