-3.9 C
New York
Thursday, January 1, 2026

Buy now

Osmani: Qeveria e re duhet “të vrapojë” për ta zënë hapin, kemi humbur shumë në 2025-ën (VIDEO)

- Advertisement -

Ngërçi politik në të cilin ndodhet vendi që nga zgjedhjet e shkurtit të 2025-ës, i kushtoi me shumë humbje Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se për ta zënë hapin, qeveria e re që do të formohet pas zgjedhjeve të 28 dhjetor, duhet të “vrapojë”.

“Është shumë mirë që tani pas këtij rezultati do të kemi institucione shumë shpejt, sepse vërtetë ka tema që kanë mbetur mbrapa dhe duhe të vrapojmë, nëse mund të them kështu në mënyrë simbolike, që ta zëmë hapin sa u përket shumë çështjeve ekonomike, integrimit dhe shumë çështje të tjera”, deklaroi Osmani.

E para e vendit pret që qysh në ditën që do të konstituohet legjislatura e re e Kuvendit, të kalojnë në parlament marrëveshjet ndërkombëtare e buxheti i shtetit.

“Kosova ka humbur kohë me të vërtetë, shkaku i moskrijimit fillimisht kuvendit e më pas edhe qeverisë përgjatë vitit që po e lëmë pas. Dhe tani, fakti që do të kemi një qeveri dhe një kuvend të konstituar shumë shpejt, është në interes të Kosovë, në të mirën e Kosovës. Dhe, shpresoj që menjëherë po atë ditë, Kuvendi të fillojë apo të vazhdojë me punë të tjera të rëndësishme për Kosovën, siç është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkomëbtare, i buxhetit dhe çështje të tjera të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit tonë”, shtoi ajo në intervistën për emisionin Kiks Kosova.

 

Të ngjashme

Të fundit