11.3 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Osmani: Qasja në financa, thelbësore për krijimin e bizneseve

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, për lansimin e nismës për mbështetjen e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse “WE Finance Code” ka thënë se qasja në financa është thelbësore për krijimin, rritjen dhe qëndrueshmërinë e bizneseve.

Ajo tha se biznesi nuk është thjesht çështje drejtësie dhe barazie. Sipas saj biznesi është gjithashtu një katalizator për rritje më të gjerë ekonomike, progres shoqëror dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Kur gratë kanë mundësi të barabarta për të lulëzuar, shoqëritë lulëzojnë gjithashtu. Ndërsa dëgjojmë për shumë pengesa me të cilat përballen gratë në fusha të ndryshme të jetës, një sfidë që vazhdon të shfaqet është barriera e vazhdueshme që gratë sipërmarrëse hasin globalisht në qasjen në financa”, tha Osmani.

Ajo shtoi se pavarësisht kontributit të tyre të jashtëzakonshëm në biznes dhe inovacion, ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë shpesh hasin vështirësi për të siguruar financim në të njëjtin nivel si homologët e tyre meshkuj. “Megjithatë, shumë sipërmarrës, veçanërisht gratë, përballen me pengesa për të siguruar burimet financiare të nevojshme”, ka thënë ajo.

Osmani shtoi se Kosova ka një mundësi unike për të qenë në ballë të ndryshimit për gratë sipërmarrëse, duke forcuar lidershipin institucional, përmirësuar mbledhjen e të dhënave financiare të ndara sipas gjinisë dhe duke zbatuar veprime konkrete.

“Lansimi i nismës ‘WE Finance Code’ në Kosovë përfaqëson një moment historik të rëndësishëm, jo vetëm për Bankën Qendrore dhe BERZH-in, por për mbarë shoqërinë dhe gjithë vendin tonë. Si një nga 30 vendet pilote në mbarë botën, Kosova ka një mundësi unike për të qenë në ballë të ndryshimit për gratë sipërmarrëse, duke forcuar lidershipin institucional, përmirësuar mbledhjen e të dhënave financiare të ndara sipas gjinisë dhe duke zbatuar veprime konkrete”, tha Osmani

Ajo u sghpreh e bindur se kjo nismë do të krijojë një ekosistem financiar më gjithëpërfshirës, një mjedis mbështetës ku gratë sipërmarrëse mund të zhvillohen. “Mbledhja dhe analiza e të dhënave do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë sfidat dhe të krijojmë zgjidhje të përshtatura”, ka thënë mes tjerash Osmani./RTK/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit