16.9 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Osmani publikon foto nga pjesëmarrja e saj në pritjen e organizuar nga Scholz

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në pritjen e organizuar për ndër të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.

Në këtë pritje, Osmani ka thënë se ka marrë pjesë me ftesë të Scholz.

Tutje, Osmani ka shkruar se “jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje”.

Postimi i plotë i saj:

Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë.

Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje! 🇽🇰🇩🇪

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=853818949435979&id=100044236458899&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit