-1.9 C
New York
Monday, December 8, 2025

Buy now

Osmani priti Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Zotëria i Parë Prindon Sadriu kanë pritur sot në vizitë pune Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy.

Pas takimit Presidentja ka shkruar:

Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të rritet në çdo drejtim.

Në takimin bilateral me Presidentin Sulyok përsërita se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. Integrimi euro-atlantik i vendit tonë është në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, të rajonit dhe të gjithë kontinentit evropian.

Të ngjashme

Të fundit